Sport Ndërkombëtar

Pritet zyrtarizimi, Zaniolo transferohet te gjiganti i futbollit turk

Nicolo Zaniolo është praktikisht lojtar i Galatasaray-t. Sipas asaj që u raportua nga “Sky Sport” gjatë natës, janë zgjidhur të gjitha procedurat burokratike për kalimin e sulmuesit në Superligën e Turqisë, me tymin e bardhë final që pritej për mëngjesin e sotëm, për ta nisur lojtarin pasdite drejt Turqisë.

Futbollisti i datëlindjes 1999 do të bëhet futbollist i Galatasaray.

Zaniolo u ka thënë “po” drejtuesve të skuadrës turke për një kontratë 4 vjet e gjysmë me 3.5 milionë euro në sezon dhe një klauzolë largimi prej 35 milionë eurosh.

Një klauzolë do të përfshihet në marrëveshje, e cila mund t’i lejojë lojtarit të largohet nga Galata në afatet e ardhshme kalimtare.

/Shqip.com