Lajme

Pritet themelimi i dy komisioneve hetimore për energjinë elektrike

Kuvendi i Kosoves

Kuvendi i Kosovës pritet të fillojë procedurën për votimin e dy komisioneve hetimore për energjinë elektrike.

Kështu ka bërë të ditur Abelard Tahiri në një konferencë për media pas mbledhjes së shefave të grupeve parlamentare të Kuvendit të Kosovës.

“Pas mbledhjes kemi vendosur që të themelojmë dy komisione, komisioni i propozuar nga ana e partisë tonë dhe komisioni i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha Tahiri.

Ai po ashtu falëndëroj edhe Kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca për bashkëpunim.

Kryesuesi i Komisionit hetimor pritet të jetë Driton Selmanaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës./Shqip.com