Lajme

Prishtinës do t’i shtohen tri shkolla të reja në vlerë prej 13 milionë euro

Edhe tri shkolla të reja pritet që të shtohen në Komunën e Prishtinës.

Kjo është bërë e ditur pas nënshkrimit të një marrëveshje midis Komunës së Prishtinës dhe  kompanisë “Bau Scholl”.

Vlera e kësaj marrëveshje pritet të jetë 13 milionë euro.

“I kemi tri shkolla në periferi të Prishtinës. Në Sofali, në Mat dhe në Veternik. Shkolla do të mundësojë që për 2 500 nxënës nëpër këto shkolla. Me ndërtimin e këtyre shkollave do të ketë 2 500 makina më pak do të kenë nevojë me ardh në qendër të Prishtinës. Kostoja është pak më shumë se 13 milionë për tri shkolla dhe kostoja është e vitit 2020 dhe kemi pas mirëkuptim që të mbesin kostot siç kanë qenë”, tha Rama.

Në anën tjetër, Pajtim Jakupi nga “Bau Schooll”, tha se projekti do të jetë në shërbim të qytetarëve

/Shqip.com