Lajme

Prishtinë: Një grua raporton se është sulmuar fizikisht nga vjehrri i saj

Policia e Kosovës

Një grua në Prishtinë ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga vjehrri i saj.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 të mërkurën, për shkak të një mosmarrëveshje.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor.

“Palët janë intervistuar dhe me urdhër të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë./SHQIP.com