Lajme

Prishtinë: Arrestohet një burrë dhe dy gra për prostitucion

Ilustrim

Tre persona, një burrë dhe dy gra, janë arrestuar të martën e 21 dhjetorit nën dyshimin për prostitucion.

Sipas njoftimit, ata janë arrestuar nga drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore-njësia kompetente, pas një hetimi të bërë në koordinim me prokurorin e rastit.

Të njëjtit dyshohet se janë përfshirë në veprat penale “Mundësim apo Detyrim në Prostitucion” “Ofrim i lokaleve për prostitucion” dhe “Bashkëkryerje”.

“Njësitet kompetente kanë vazhduar realizimin e detyrave ku kanë kontrolluar lokalin i cili gjendej në Rr. Muharrem Fejza në Prishtinë dhe si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër (4) telefona mobil”, thuhet në komunikatën për media.

Personat e dyshuar, janë shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të rastit iu është caktuar masa e ndalimi për 48 orë.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve në mënyrë profesionale në luftimin e të gjitha dukurive negative”, vijon më tej komunikata./SHQIP.com