Prishtina zyrtarizon transferimin e Arlind Shabanit

FC Prishtina ka zyrtarizuar edhe transferimin e dytë brenda ditës, pas Florent Avdylit, shkruan Shqip.com.
Bëhet fjalë për mesfushorin 19-vjeçar, Arlind Shabani i cili kompletoi transferimin e tij nga Struga Trim-Lum.
Gjatë karrierës së tij, ai ka kaluar nëpër pak klube, derisa Prishtina është skuadra e pestë e tij.
Më herët mesfushori i talentuar ka luajtur për moshat e reja te KEK-u, për tu transferuar te Trepça ’89, pastaj te Ramiz Sadiku në formë huazimi dhe së fundmi ishte pjesë e skuadrës Struga Trim-Lum në kampionatin maqedon.
“Kam pasur shumë oferta nga disa klube të vendit dhe jashtë, mirëpo interesimi i Prishtinës bëri që unë most të hezitoj dhe ta zgjedh fanellën bardh e kaltër” ka thënë Shabani.
Mesfushori i talentuar nga Prishtina ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare me klubin e vendlindjes së tij./Shqip.com