Sport Shqiptar

Prishtina zyrtarizon portierin e Ramiz Sadikut

Skuadra nga kryeqyteti, Prishtina, ka zyrtarizuar një tjetër lojtarë për të përforcuar skuadrën.

Bëhet fjala për portierin 22-vjeçar, Egzon Bislimi, i cili me Prishtinën do të vesh fanellën me numrin 87.

“Futbollisti i radhës që pa menduar dy herë vendosi që t’i bashkohet FC Prishtinës është portieri i talentuar Egzon Bislimi”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Ai për faqen zyrtare të klubit “bardhekaltërt” tha se Ismet Munishi ishte ideator për transferimin e tij.

“Ideja për t’u bashkuar me Prishtinën ka qenë e trajnerit Ismet Munishi. Për mua fanella e Prishtinës do të thotë nder, privilegj dhe krenari. Synimi im është që të jap gjithçka për këtë klub dhe të dëshmojmë se mbi Prishtinën është vetëm qielli”, tha ai.

22-vjeçari vjen nga skuadra e Ramiz Sadikut, ekip me të cilin ka luajtur në dy vitet e fundit.

Bislimi ma parë ka qenë pjesë edhe e 2 Korrikut./Shqip.com