Sport Shqiptar

Prishtina zyrtarizon përforcimin e radhës

Prishtina ka filluar herët mobilizimin për edicionin e ardhshëm të basketbollit kosovar. Kryeqytetasit kanë bërë edhe goditjen e tretë në afatin kalimtar të transferimeve për basketbollistë.

Pas Muhamedali Janjevës dhe Devoe Joseph, ylli i tretë që zbarkon në kryeqytet është Arti Hajdari.

Kapiteni i deritanishëm i Pejës ka zgjedhur që karrierën ta vazhdoj te Prishtina dhe ai është prezantuar zyrtarisht nga kryetari i klubit, Blerand Stavileci.

Hajdari ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën më të trofeshme në vend.

Njoftimi i plotë nga KB Prishtina:

ZYRTARE: ARTistikisht, shtëpia e kampionëve rritet edhe me një kampion!

Arti Hajdari i cili ka qenë pjesë e skuadrave si Rahoveci, Feronikeli, Ponte Prizreni dhe Peja, nënshkruan kontratë dyvjeçare me klubin më të trofeshëm në vend. Hajdari specialitet i ka gjuajtjet nga distanca ku gjatë sezonit të kaluar pati saktësi të mrekullueshme në gjuajtjet për 3 pikë (45%).

/Shqip.com