Sport Shqiptar

Prishtina vazhdon me fitore, mposht thellë Rahovecin

KB Prishtina

Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lehtë në udhëtim te Rahoveci me rezultat 48:82 (8:24, 14:18, 8:25, 18:15), në xhiron e 20-të të Prince Caffe Superligës.

Prishtinasit ishin më të mirë në këtë ndeshje nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar.

Mysafirët e nisën sfidën më mirë dhe çerekun e parë e fituan bindshëm 8:24. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, por sidoqoftë, loja u kontrollua nga mysafirët, duke shkuar në pushim me rezultat 22:42.

Prishtinasit e nisën furishëm periodën e tretë, që e fituan edhe më bindshëm 8:25, ndërsa në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë ndryshim dhe Prishtina fitoi 48:82.

Edmond Kryeziu shënoi 11 pikë te vendasit, kurse Brooks Debischop kishte 12 pikë e dhjetë kërcime për mysafirët.

Vreshtarët mbeten në vendin e fundit me dy fitore e 18 humbje, kurse prishtinasit kanë 15 fitore e pesë humbje, aq sa ka edhe Golden Eagle Ylli.

/Shqip.com