Sport Shqiptar

Prishtina triumfon ndaj Yllit

Tifozëria e KB Prishtinës

KB Prishtina është njoftuar me fitore.

Skuadra nga kryeqyteti ka triumfuar ndaj KB Yllit me rezultat 56-77.

Bardhekaltërit ishin më kërkues në parket dhe arritën që në fund të arkëtojnë pikët e plota.

Basketbollistët më të dalluar për mysafirët ishin Dustin Thomas me 16 pikë e shtatë kërcime dhe Derrick Wilson me 11 pikë e shtatë asistime.

Për Prishtinën – kjo fitore është tejet e rëndësishme dhe mund t’i shërbejë si “këndjellje” pas disfatës së pësuar në xhiron e parë nga KB Peja.

Ndërsa, Ylli nuk po kalon aspak momente të mira.

Kampioni i Kosovës ka pësuar dy humbje – në po aq ndeshje – duke dhënë sinjale negative – në këtë fillim të kampionatit./Shqip.com