Prishtina transferon talentin e 2 Korrikut
Publikuar:
(30.06.2022 16:30:05)

Pas plot nëntë largimeve dje, klubi kryeqytetas nisi ditën e sotme me prurje.
I fundit që iu bashkua Prishtinës është Endrit Baholli.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi përmes rrjeteve të tyre sociale.
Baholli do të mbetet në “Fadil Vokrri” për tre vite.
22-vjeçari është njëri nga lojtarët më me potencial në futbollin vendor, dhe vie nga klubi tjetër kryeqytetas – 2 Korriku.

Endriti është mesfushor me tipare ofanzive, dhe duket një zëvendësues i ardhshëm i qëndrim zybës dhe Lorik Boshnjakut, të cilët u larguan në aventura të reja.
Futbollisti i talentuar pati performanca tejet të mira me 2 Korrikun, me ç’rast edhe u ftua nga Përfaqësuesja e Kosovës në grupmoshat e reja. /Shqip.com