Sport Shqiptar

Prishtina shkruan për sukseset e saj, kërkon mbështetje nga tifozët

photo by: @Shpend Ahmeti

Klubi i basketbollit Sigal Prishtina është duke u kthyer në majat e basketbollit kosovar.

Bardhekaltrit e mbyllën si liderë pjesën e rregullt të sezonit në Superligën e basketbollit.

E tash, ata synojnë ta mbyllin sezonin në mënyrë perfektë.

Pa dyshim, rifreskimi në udhëheqësin e klubit ka bërë që kryeqytetasit të rikthehen fuqishëm pas disa vitesh nën hije të klubeve të tjera.

Prishtinasit e kërkojnë mbështetjen e tifozëve “Plisat” për ta mbyllur sezonin në mënyrë brilante.

Postimi i Prishtinës pa ndërhyrje

Plisa, Prishtinali,

Pas 3 vitesh mungesë, e brenda vetëm 3 muajsh, arritëm ta kthejmë Prishtinën në maje të tabelës si Kampione, ta kurorëzojmë me trofe, ta brendojmë edhe në mesin e ekipeve më cilësore të Ligës Europiane ENBL, të shquhemi për organizime të bukura, si dhe t’i zgjidhim shumë probleme menaxheriale e administrative për një kohë rekorde.

Jemi shembull i shlyerjes së obligimeve me kohë, jemi deklarues dhe pagues të rregullt të obligimeve tatimore ndaj shtetit, si dhe do të mundohemi që të jemi edhe më të përgjegjshëm ndaj të gjitha palëve, pavarësisht problemeve, vështirësive e sfidave me të cilat përballemi.

Si rezultat i kësaj pune kolosale të menaxhmentit tonë Prishtina sot si kampione e sezonit të rregullt ka arritur:

MË SË SHUMTI FITORE (22)

SULMIN MË TË MIRË – MË SË SHUMTI PIKË TË SHËNUARA (2300)

MBROJTJEN MË TË MIRË – MË SË PAKU PIKË TË PËSUARA (1919)

KOSHDALLIMIN MË TË MADH (381)

T’I MPOSHTË TË GJITHA EKIPET KUNDËRSHTARE ME MBI 20 PIKË DIFERENCË

Megjithatë, ende punë na presin. Asgjë s’ka mbaruar, përkundrazi sapo ka filluar pjesa më e rëndësishme e sezonit.

Tani e presim përkrahjen më të madhe nga kryeqyteti, Plisat dhe dashamirët.

Ndërkaq, si gjithmonë, SPONZORËVE tanë u jemi shumë mirënjohës dhe jemi të lumtur që edhe ata po i bëjmë krenarë duke i lartësuar emrat e kompanive dhe brendeve që ata përfaqësojnë, pikërisht me stil kampioni siç janë edhe të arriturat e tyre sipërmarrëse e biznesore.

KB SIGAL PRISHTINA 🤍💙

Shihemi në playoff 👐

Edhe më fuqishëm, edhe më zjarrtë, me të gjithë Juve

/Shqip.com