Prishtina shënon fitore në Pejë

Peja është “gjunjëzuar” përballë Prishtinës, në palestën “Karagaçi”.
Ani pse pejanët hynë në këtë ndeshje në cilësinë e favoritit, bardhëkaltërit fituan me rezultat 86-93, shkruan Shqip.com.
Kryeqytetasit e nisën këtë takim më mirë dhe ishin në epërsi qysh në çerekun e parë, ndërsa diferenca më e lartë ishte 15-23.
Ani pse “Shqiponjat” u munduan që të rikthenin rezultatin, sonte gjërat nuk funksionuan mirë për ta.
Për Prishtinën, kjo ishte fitorja e pestë në këtë kampionat.

Te skuadra fituese më të mirët në parket ishin Wendell Mitchell me 24 pikë, Jan Palokaj me 14 pikë e gjashtë asistime, Lejson Zeqiri me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Biram Faye me 18 pikë e nëntë kërcime.
Ndërsa, te Peja u dalluan Dardan Berisha me 27 pikë e shtatë asistime dhe Stephen Maxwell me 26 pikë e tetë kërcime.
Pas këtij triumfi, prishtinasit ngriten nga vendi i gjashtë në të tretin, me 14 pikë pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara.
Në anën tjetër, Peja mbetet në vendin e dytë, me pikë të njëjta me KB Yllin, që është lider në Superligë./Shqip.com