Kulturë

Prishtina pret dy muzikantë të njohur francez në shtator

Prishtina do të pres dy muzikantë të njohur në shtator.

Koncerti që pritet të mbahet me 9 shtator do të jetë nikoqir i dy muzikantëve francez.

Festivali pritet të mbahet në hapësirat e Kino Armatës në kuadër të programit “Four Ways from Sundown”.

Koncerti do të fillojë në ora 21:00.

“Performanca e Jean-François Pauvros dhe Jean-Marc Montera është pjesë e programit Four Ways from Sundown të ​​Kino ARMATA-s, i kuruar nga Sezgin Boynik, Alush Gashi dhe Vigan Nimani për Manifesta 14 Prishtina, ku gjithashtu marrin pjesë Felix Kubin, Anna Theë dhe Sylvain George. Four Ways from Sundoën mbështetet nga Fondacioni Manifesta 13 Marseille”, thuhet në njoftimin e Kino Armatës.

Jean-François Pauvros është një muzikant francez, kitarist elektrik dhe improvizues i muzikës eksperimentale. Ai është anëtar në grupin Mobius me Gaby Bizien dhe Philippe Deschepper.

Jean-Marc Montera është një kitarist francez, kryesisht aktiv në skenën muzikore eksperimentale. Përveçse është aktiv si muzikant, ai është edhe drejtor i organizatës GRIM, e cila organizon koncerte, festivale, workshope dhe projekte artistike në rezidencë në Marsejë. Montera është aktiv si performues që nga vitet ’70./Shqip.com