Sport Shqiptar

Prishtina përfundon aventurën e saj në Ligën e Kampionëve, humb ndaj Ferencvaros

KF Prishtina - Ferencvaros

Prishtina ka përfunduar aventurën e saj për kualifikime në Ligën e Kampionëve pasi ka humbur edhe ndeshjen e dytë kundër Ferencvaros, shkruan Shqip.com.

Pjesën e dytë të kësaj ndeshje e nisën më mirë mysafirët pasi shënuan qysh në minutën e 49-të përmes Myrto Uzunit.

Derisa, në minutën e 67-të, prishtinas arritën të barazojnë rezultatin përmes Mendurim Hotit.

Skuadra hungareze megjithatë nuk u ndal me kaq, ata shënuan edhe dy gola tjera.

Të dy këta gola u shënuan nga sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni i cili edhe kompletoi Hat-trickun e tij në këtë ndeshje.

Prishtina humb ndeshjen me rezultat të përgjithshëm 6-1, ku edhe përfundon aventurën e saj për kualifikim në Ligën e Kampionëve, por, mbetet në garë për Evropa League./Shqip.com


Ferencvaros shënon edhe golin e tretë

Ferencvaros ka arritur të shënoj edhe golin e tretë në ndeshje.

Myrto Uzuni shënoi golin e tretë të ndeshjes dhe kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 86-të të ndeshjes.


Kalojnë në epërsi mysafirët

Ferencvaros ka arritur të kaloj në epërsi.

Myrto Uzuni shënoi sërish në minutën e 80-të të ndeshjes.


Barazon rezultatin Prishtina

Prishtina ka arritur të barazoj rezultatin kundër Ferencvaros.

Goli u shënua nga Mendurim Hoti në minutën e 67-të të ndeshes.


Ferenvaros shënon golin e parë të ndeshjes

Ferencvaros ka arritur të shënoj gol kundër Prishtinës.

Golin e shënoi Myrto Uzuni në minutën e 49-të të ndeshjes.


Fillon pjesa e dytë e ndeshjes.


Përfundon pjesa e parë e ndeshjes

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes.

Kjo pjesë u karakterizua me lojë të barabartë nga të dyja skuadrat.

Prishtinasit e nisën më mirë ndeshjen, por gradualisht mysafirët morrën forcën të sulmonin.


Fillon ndeshja mes Prishtinës dhe Ferencvaros.