Lajme

Prishtina Parking: Propozohet që banorët të mos paguajnë parking për veturën e parë

Përparim Rama dhe Sokol Havolli

Qytetarët e Prishtinës me shumë gjasë do të lirohen nga tarifa e parkingut për një veturë, të cilën e kanë në pronësi.

Kështu ka bërë të ditur kryeshefi i “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, i cili ka bërë këtë propozim në Komunën e Prishtinës.

“Sot në Kuvendin Komunal të Komunës së Prishtinës paraqita propozimin e përbashkët me Kryetarin Përparim Rama për lirimin e automjetit të parë të banorëve rezidentë nga pagesa”, është shprehur Havolli.

“Kjo do të hyjë në fuqi pas aprovimit të rregullores së re”, tha më tej ai.

/Shqip.com