Sport Shqiptar

Prishtina paralajmëron Trepçën

FOTO: KB Prishtina
FOTO: KB Prishtina

Adhuruesit e basketbollit me padurim e presim përballjen e pestë gjysmëfinale të play-off-it të Superligës së Kosovës, mes Sigal Prishtinës dhe Trepçës.

Seria e fitoreve është baras, 2:2.

Ekipi që do të triumfojë do të kualifikohet në finale dhe përballet me Pejën. 

Postimi i KB Prishtinës në Facebook

Besa besë për Prishtinë!

Të dielën në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve nga ora 17:15 luajmë ndeshjen e fundit gjysmëfinale ndaj Trepçës në kuadër të play-of-fit të Superligës së Kosovës.

Në shtëpinë tonë, me atmosferën që vetëm tifozët tanë Plisat dijnë ta bëjnë, marshojmë drejt finales!”, shkruan në njoftim e KB Sigal Prishtina.

/Shqip.com