Sport Shqiptar

Prishtina nuk këndellet, mposhtet edhe nga Dukagjini

Ndeshja e xhiros së dhjetë në mes të Prishtinës dhe Dukagjinit, i ka takuar skuadrës nga Klina, që me rezultat minimal 1 me 0, ka shënuar fitore.

Mjaftoi një gol në pjesën e parë dhe Dukagjini arriti të shënojë fitoren e dytë radhazi.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi Prishtinës por golin e kërkuar nuk e arritën as pas 6 minutave shtesë.

Për më tepër në fund të takimit skuadra nga Klina e fitoi një penalti, por që nuk e përfundoi me gol.

Me këtë fitore Dukagjini ka arritur të dal nga pozita e fundit në tabel, ndërsa Prishtina me këtë humbje zbret në pjesën e poshtme të tabelës./SHQIP.com

/Shqip.com