Sport Shqiptar

Prishtina nuk ka hasur në telashe për ta mundur Vëllaznimin

Sigal Prishtina nuk ka hasur në telashe për ta fituar ndeshjen e xhiros së 17-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Të dielën mbrëma në Prishtinë, skuadra vendase fitoi ndaj Vëllaznimit me rezultat 88:61.

Dallimi u bë në çerekun e dytë e vazhdoi edhe në të tretin.

Dustin Thomas udhëhoqi Prishtinën me 25 pikë e katër kërcime.

Lejson Zeqiri i kishte 11 pikë, nëntë asistime e gjashtë kërcime.

Ndërkohë Both Gach shtoi 17 pikë. Në këtë ndeshje te Prishtina debutoi trajneri Ahmet Kandemir. Jordan Harris ishte më efikasi te Vëllaznimi me 16 pikë.

William Brown i kishte nëntë pikë e nëntë kërcime. Prishtina tani i ka njëmbëdhjetë fitore e pesë humbje.

Vëllaznimi pësoi humbjen e dhjetë. I ka shtatë fitore.

/Shqip.com