Lajme

Prishtina nis vendosjen e kamerave nëpër institucionet arsimore

Komuna e Prishtinës pritet të nis vendosjen e kamerave në të gjitha institucionet e arsimit.

Lajmi është bërë i ditur nga kreu i kryeqytetit, Përparim Rama, i cili ka thënë se komuna që e drejton është duke krijuar mjedis ku mund të zhvillohet procesi arsimor për zhvillimin e qëndrueshëm të nxënësve dhe të personelit arsimor.

“Në përpjekje për të krijuar një ambient më të sigurt dhe të frytshëm për nxënësit tanë të dashur, jemi duke ndërmarrë masa të reja të rëndësishme. Me qëllim që të kontrollojmë më mirë situatën dhe të ndërtojmë një sistem të sigurisë më të fortë, do të vendosim kamera të sigurisë në institucione edukative arsimore në Prishtinë. Kjo do të na ndihmojë të monitorojmë aktivitetet dhe të parandalojmë situata të rrezikshme që mund të ndodhin në ambientet shkollore. Në përpjekjen tonë për të forcuar sigurinë dhe rendin në shkolla, prezencën e policisë në institucionet arsimore do ta bëjmë të rregullt dhe të ndjeshme. Kjo do të krijojë një ndjesi të sigurisë për të gjithë nxënësit dhe stafin shkollor”, ka thënë Rama.

/Shqip.com