Prishtina në krizë të rezultateve

FC Prishtina është duke kaluar nëpër një formë aspak të mirë në fillim të këtij kampionati në Superligën e Kosovës.
Kampionët e Kosovës llogariteshin favoritë edhe këtë sezonë si njëra nga skuadrat favorite për të dalë kampionë, por rezultatet janë duke e thënë të kundërtën, shkruan Shqip.com.
Në tre ndeshjet e para të zhvilluara deri më tani bardhëkaltërit kanë grumbulluar vetëm një pikë dhe gjenden në pozitën e parafundit në tabelë.
Dy humbje dhe një barazim janë rezultate që askush nuk i kishte pritur, sidomos pas përfundimit të merkatos verore, ku Prishtina kishte bërë disa transferime tejet interesante.
Në gjiron e ardhshme, skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani do ta presë në “Fadil Vokrri”, Gjilanin, skudër e cila gjendet në pozitën e katër.
Kjo ndeshje konsiderohet si derbi i javës së arshme në futbollin vendor, ndërsa presioni për fitore është i madh në të dyja “taboret”./Shqip.com
