Sport Shqiptar

Prishtina ndan rrugët me tre futbollistë

FC Prishtina

Prishtina e ka nisur “operacionin fshesa”.

Bardhëkaltërit kanë ndarë rrugët me tre futbollistë gjatë ditës së sotme.

I pari që u largua ishte Sabjen Lilaj.

Mbrojtësi shqiptar ishte bashkuar me kryeqytetasit gjatë merkatos së verës, por kjo aventurë nuk i zgjati shumë.

Sipas njoftimit të klubit, palët e kanë përfunduar bashpunimin me marrëveshje të dyanshme.

“FC Prishtina dhe futbollisti Sabjen Lilaj edhe zyrtarisht e kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.

Ish-mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë i’u bashkua Prishtina në verën e vitit 2020 ndërkohë që e fitoi titullin kampion me skuadrën prishtinase. Lilaj u paraqit në 35 ndeshje me Prishtinën dhe i realizoi tre gola”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e klubit.

Pas tij, u largua edhe Xhevdet Shabani.

Sulmuesi me përvojë të madhe në futbollin Kosovar, ishte bashkuar me “plisat” në merkaton e verës të vitit 2021.

U mendua se do sillte shumë cilësi në skuadër – pasi në Dritë ishte futbollisti kryesor në fazën e sulmit, por nuk doli të jetë ashtu.

Me shumë lëndime dhe pak minutazh, ai luajti vetëm 13-të ndeshje më Prishtinën.

Me këtë skuadër, rrugët i ka ndarë edhe Sodiq Atanda.

Qëndërmbrojtësi iu bashkua kampionëve në gushtin e vitit të kaluar, por as për të gjërat nuk shkuan më së miri.

Me 13-të ndeshje të zhvilluara, ai përshëndetet nga kryeqyteti, teksa nuk dihet e ardhmja e tij.

Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme
Sodiq Atanda

Ditë më parë, nga ky ekip ishte larguar edhe Florent Avdyli.

Pas 18-të ndeshjeve të zhvilluara, Prishtina gjendet në vendin e pestë të Superligës.

Deri më tani, bardhëkaltërit kanë arkëtuar vetëm gjashtë fitore, teksa ka 24 pikë, 11-të më pak se Gjilani që është lider. /Shqip.com

Tabela e Superligës