Sport Shqiptar

Prishtina me përmbysje kalon Malishevën

Prishtina ka arritur që me vështirësi ta mposht Malishevën, me rezultat 3:2, në kuadër të xhiros së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Në pjesën e parë rastet më të mira i pati Malisheva dhe arriti që në minutat e fundit ta zhbllokoj rezultatin.

Ishte Mergim Pefqeli, i cili në minutën e 45-të i kaloi në epërsi mysafirët.

Por, në pjesën e dytë Prishtina me gola nga Gauthier Mankenda dhe Leotrim Kryeziu, morri epërsinë për herë të parë në këtë ndeshje.

Malisheva nuk u dorëzua dhe në minutën e 76-të, barazuar rezultatin, me anë të Dren Kryeziut.

Kur dukej se ndeshja do të shkonte drejt barazimit, Otto John u përkujdes që Prishtina të marr pikë të plota.

Prishtina mbetet në vendin e pestë me 38 pikë, kurse Malisheva është në vendin e shtat me 34 pikë./Shqip.com