Sport Shqiptar

Prishtina – Liqeni, finalja e Kupës në futsall

Prishtina dhe Liqeni do të luajnë në finale të Kupës së Kosovës në futsall.

Këto dy ekipe u treguan më të suksesshme se rivalët e tyre në përballjet gjysmëfinale, që u zhvilluan me sistem vajtje-ardhje.

Prishtina pas fitores në ndeshjen e parë në kryeqytet, 2:1, triumfoi edhe si mysafire në Pejë, me shifrat 3:1.

Ndërkaq, Liqeni kaloi në finale falë fitores në ndeshjen e parë si vendas ndaj Liburnit, me rezultat 6:1, ngase në ndeshjen e kthimit në Gjakovë pësoi humbje me shifrat 5:2.

Në ligë Liqeni ka rekord më të mirë se skuadra nga kryeqyteti.

Liqeni gjendet në vendin e dytë me 25 pikë, kurse Prishtina është në vendin e tret me një pikë më pakë.

Këto dy skuadra janë takuar dy herë  Superligë këtë stinor, me ndeshjen në Prishtinë që ka përfunduar pa fitues, ndërsa ndeshjen e dytë e fitoi Liqeni./Shqip.com