Sport Shqiptar

Prishtina kërkon të ndal Ballkanin, Drita përballet me Llapi

Ndeshja mes Prishtinës dhe Ballkanit

Dy ndeshjet e fundit të xhiros së 29-të do të zhvillohen të dielën.

Prishtina do të kërkojë të marrë një tjetër fitore përball liderëve të Superligës së Kosovës, Ballkanit.

Ballkani në pesë ndeshjet e fundit ka katër fitore dhe një humbje, të njëjtin rekord ka edhe skuadra nga Kryeqyteti.

Përballja Prishtina-Ballkani do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti”  - Telegrafi

Skuadra nga Suhareka e kryeson superligën e Kosovës me 60-të pikë të grumbulluara, ndërsa Prishtina është në vendin e pestë me 38-të pikë.

Dy ndeshjet e para ndërmjet këtyre dy skuadrave këtë stinor i ka fituar Ballkani.

Ky takim do të fillojë në ora 13:30.

Një tjetër takim mjaft interesant do të jetë ai ndërmjet Dritës dhe Llapit, që zhvillohet në ora 14:00.

Drita gjendet vetëm një pozitë më lartë se Llapi në tabelën e Superligës.

Skuadra nga Gjilani është në vendin e tretë kurse, Llapi një pozitë më poshtë.

Drita në pesë ndeshjet e fundit ka tri fitore dhe dy barazime, kurse skuadra e Batatinës ka dy barazime, dy humbje dhe një fitore./Shqip.com