Sport Shqiptar

Prishtina – Gjilani, mësohet data dhe vendi i finales së Kupës

photo by: @Shpend Ahmeti

Në finale të Kupës së Kosovës në futboll sivjet do të takohen Gjilani dhePrishtina.

Gjilani u kualifikua në finale pasi e eliminoi Llapin në gjysmëfinale, kurse Prishtina pati punë më të lehtë duke e mposhtur me lehtësi Vushtrrinë nga Liga e Parë.

Gazeta Enigma merr vesh se finalja e Kupës së Kosovës mes SC Gjilanit dhe FC Prishtinës është vendosur që të luhet më 5 qershor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

photo by: @Shpend Ahmeti

Kujtojmë që përballja e fundit mes këtyre dy ekipeve ishte të dielën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë e cila përfundoi me rezultatin 0-0 dhe u luajt në kuadër të xhiros së 33-të në Superligë.

Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 51 pikë, vend që e dërgon në garat evropiane e ndjekur nga Prishtina në vendin e katërt me 44 pikë.

/Shqip.com