Prishtina “gjen” tre pikët e para për këtë sezonë

Prishtina ka gjetur rrugën për te fitorja e parë këtë sezonë në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra nga kryeqyteti ka triumfuar në udhëtim ndaj Dukagjinit me rezultat 1-2, shkruan Shqip.com.
Ishin ekipi vendas që realiazoi golin e parë në këtë ndeshje në minutën e 35-të me anë të qendërmbrojtësit Andi Dallku.
Edhe pse rastet nuk munguan në pjesën e parë nuk u shënua më asnjë gol, ndërsa në minutën e 61-të Mendurim Hoti barazoi rezultatin.
Dhjetë minuta para përfundimit të takimit, ishte mbrojtësi i krahut të djathtë, Besnik Krasniqi që e shënoi golin e fitores dhe i siguroi skuadrës së tij pikë të plota.
Pas këtij takimi, Prishtina gjendet në pozitën e shtatë me pesë pikë të grumbulluara, ndërsa Dukagjini ka tre pikë më pak dhe është një pozitë më poshtë.
Në gjiron e ardhshme, Prishtina do të luajë në udhëtim te Feronikeli, ndërsa Dukagjini do e kërkojë fitoren e parë ndaj Ulpianës./Shqip.com
