Sport Shqiptar

Prishtina – Flamurtari, ndeshja kryesore e javës

Mesjava sjell ndeshje interesante në Ligën Unike të Femrave, ku zhvillohet xhiroja e nëntë apo e parafundit për garat e rregullta.

Përballja kryesore do të zhvillohet ndërmjet Prishtinës dhe Flamurtarit.

Kampionia e Ligës Unike numëron katër fitore e katër humbje, ndërsa kampionet e Shqipërisë kanë shtatë fitore e një humbje.

Në sfidën e këtij edicioni mes këtyre dy skuadrave kishte fituar skuadra vlonjate 56:55 dhe pritet një sfidë shumë interesante.

Të martën do të sfidohen dy skuadrat që kanë nga dy fitore e gjashtë humbje, Tirana dhe Penza. Në takimin e këtij edicioni pejanet fituan 83:74 dhe pritet një ndeshje e barabartë.

Ndeshja e fundit e kësaj xhiro është mes Partizanit dhe Bashkimit. Në sfidën e parë të këtij edicioni, skuadra prizrenase kishte fituar 71:69. Vashat nga Tirana kanë katër fitore e katër humbje, ndërsa ato prizrenase pesë fitore e tri humbje.

/Shqip.com