Sport Shqiptar

Prishtina e refuzon largimin nga “Fadil Vokrri”, ofron falas biletat për tifozët

Prishtina nuk po pajtohet me kërkesën e Federatës së Futbollit të Kosovës për t’i luajtur ndeshjet e tetorit jashtë “Fadil Vokrrit”.

Madje skuadra e kryeqytetit  ka njoftuar që jo vetëm që do të zhvillojë ndeshjen e së dielës në stadium, por dhe do t’i lejoj tifozët të hyjnë falas.

“FC Prishtina ndeshjen e radhës në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll e zhvillon të dielën (2 tetor) ndaj Trepçës ’89 me fillim nga ora 18:00 në stadiumin tonë, “Fadil Vokrri” në Prishtinë. Hyrja për tifozët në këtë takim që i takon xhiros së 9-të të elitës së futbollit kosovar do të jetë falas andaj si gjithmonë presim përkrahje masive nga tifozët”, thuhet në njoftim.

Me vendimin e FFK-s nuk janë pajtuar as tifo-grupi i klubit “Plisat”.

Tifo-grupi “Plisat”

Ata përmes një postimi në Facebook kanë treguar pakënaqësinë e tyre dhe kanë insistuar se nuk do të largohen nga stadiumi.

Prishtina takohet të dielën me Trepçën 89 me fillim nga ora 18:00./Shqip.com