Sport Shqiptar

Prishtina e pafuqishme për ta mbajtur rezultatin

Skuadra e Prishtinës ka barazuar me rezultat 2:2 në sfidën e sotme ndaj SC Gjilanit.

Pjesa e parë u mbyllë më epërsin e Prishtinës me rezultat 1:0.

Kurse pjesa e dytë, prodhoi tre gola të tjerë, pasi që fillimisht rezultati u barazua në 1:1 nga Dabiqaj.

Epërsinë Prishtina e riktheu përsëri vetëm pas pesë minutave lojë, por që prap në fund të takimit doli në skenë Albert Dabiqaj për të shënuar për 2:2.

Deri në fund të takimit ekipa nga kryeqyteti u përpoq për të arritur golin e tretë, por që nuk ia doli dhe sfida përfundoi me rezultat të barabartë.

/Shqip.com