Sport Shqiptar

Prishtina e kërkon sonte fitoren – në Lituani

Tifozëria e KB Prishtinës

KB Prishtina e kërkon kualifikimin në FIBA Europe CUP.

Por, rrugëtimi deri atje është i shkurtë dhe i gjatë në të njëjtën kohë.

Fillimisht – skuadra nga kryeqyteti do të përballet sonte me KK Cedvida – në gjysëmfinale të kualifikimeve.

Ndeshja zhvilon në ora 16:00, teksa zhvilohet në “ Jonavos Sporto Arena” – Lituani.

Nëse – bardhekaltërit arrijnë të sigurojnë biletën për në finale – aty do të takohen me një nga këta rivale: Bet Jonava (nikoqir të turneut), SCMU Craiova ose Kapfenberg Bulls.

Pataj – nëse Prishtina triumfon edhe në finale – do të ishte në një grup të FIBA Europe Cup së bashku me Happy Casa Brindisi, Donar Groningen dhe BC Budivelnyk Kyiv.

Sa i përket sezonit në Superligën e Kosovës – Prishtina ka arkëtuar tre dy fitore – është mposhtur një herë dhe gjendet në pozitën e tretë në tabelë./Shqip.com