Sport Shqiptar

Prishtina 01 është kampione e Kosovës në futsall

Prishtina 01 e ka fituar titullin e kampionit  në Superligën e Kosovës në futsall. Kryeqytetasit e fituan ndeshjen e tretë përballë Liqeni me rezultat 4-1 dhe e fituan trofeun.

Përballja e parë i takoi Prishtinës 01, që kishte triumfuar përmes penalltive.

Në takimin e dytë, Liqeni  fitoi me rezultat 4-3 dhe e barazoi serinë në 1-1, ndërsa përballja e tretë do të përcaktonte fituesin.

Ishte një dominim nga Prishtina 01 pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, dominim ky që rezultoi me fitoren e madhe të titullit.

Prishtina 01 bëhet ekipi i tretë në histori të skuadrave të kryeqytetit që e fiton titullin kampion, pas Bambo Prishtinës dhe Mabetex Prishtinës.

/Shqip.com