Lajme

Prindër e fëmijë protestojnë para çerdhes “Yllka” në Prishtinë, kërkojnë fillimin e mësimit

Në mëngjesin e sotëm prindërit dhe fëmijët të cilët vijojnë mësimin në çerdhen “Yllka” në Prishtinë e kanë nisur ditën me protesta.

Ata kanë protestuar para këtij institucioni duke kërkuar fillimin e procesit mësimorë.

Po ashtu ata kanë vendosur disa fletushka në dyert e çerdhes me mesazhe: “Çerdhja u takon fëmijëve, jo sindikatës”. “Mos i mohoni të drejtat tona”, “Nga sot përgjegjësi është te ju edukatorët”. Këto mbishkrime janë vendosur edhe në çerdhen “Gëzimi ynë”.

Mehdi Malaj, kryetar i Këshilli të Prindërve, tha se greva po i dëmton tej mase, duke shtura se janë para kolapsit ngase nuk po kanë edhe ku t’i lënë fëmijët.

Mesazhet e Protestusve

“Ne do të vazhdojmë më kërkesat tona që të fillohet nëpër institucione parashkollore sepse greva po i dëmton shumë po edhe neve prindërve. Në jemi para kolapsit sepse nuk po mund të bëjmë zgjedhje sepse po duhet mi marr me vete në punë. Ka dikush që ka tre fëmijë dhe është kosto shumë e madhe. Nëse vazhdohet fëmijët po dëmtohen në pjesën emocionale dhe do të koordinohemi dhe do t’i marrim hapat më tutje”. ka thënë ai.

Greva në arsim ka filluar me 25 gusht në të gjitha nivelit dhe ende nuk është gjetur një zgjidhje për plotësimin e kërkesave të tyre nga Qeveria.

Sindikalistët ndër të tjerash po kërkojnë rritje të pagës prej 100 euro, derisa të hyjë në fuqi Projektligji për Pagat.

Ministria e Arsimit ka bërë thirrje që të mbahet mësim./Shqip.com