Rozë Ndërkombëtar

Princ William dhe Kate Middleton shfaqen në gjendje të dehur

Një video e shpërndarë përmes TikTok ku shfaqet Princ William edhe Kate Middleton duke festuar dhe në gjendje të dehur është bërë virale dhe ka kapur mbi 4 milionë shikime.

Këto festime kanë ndodhur në fillimet e tyre në kohën e universitetit. Tani ata janë të martuar dhe kanë tre fëmijë së bashku.

Videoja përmbledhëse e çiftit në Londër është shpërndarë dhe parë shumë  herë dhe komentet në video janë në fakt janë pozitive pasi e kanë krahasuar çiftin në fillimet e tyre teksa kalonin mirë dhe kjo gjë tregon një anë tjetër të familjes mbretërore.

“Si është kaq fotozhenike! Ajo duket ende si një perëndeshë!”, ka shkruar një fans, ndërsa një tjetër shtoi: “Kate nuk është plakur fare”.

“Më duket si një ditë normale kur miqtë e mi bëjnë foto…pa alkool”, komentoi një ndjekës “Mendoja se nuk janë argëtuar kurrë”.

Çifti filluan të takoheshin në vitin 2002 në Universitetin St. Andrews, më pas u ndanë dhe u rikthyen përsëri në vitin 2007. Pas kësaj, William i propozoi Kate në vitin 2010 dhe u martuan në vitin 2011./Shqip.com