Sport Shqiptar

“Prijësi i ri i Dardanëve” – analistët flasin për Shqip.com

Trajneri i ri i Kosovës - mendimet e analistëve

Pas më shumë se katër muajve, dilemat për trajnerin e ri të kombëtares kanë marrë fund.

U përfolën shumë emra, por në fund u vendos që në krye të “Dardanëve” të jetë Alain Giresse.

Trajneri i njohur, Gani Sejdiu, për Shqip.com ka thënë se Giresse ka potencial t’i përshtatet lojës së Kosovës.

“Nëse i referohemi përbërjes se kombëtares tonë dhe karakteristikave individuale, mendoj se Giresse mund t’i përshtatet kombëtares, sepse edhe pse si trajner pak e njohim, si lojtar e kam përcjellur dhe mund të them se është i përafërt me stilin që i përshtatet kombëtares tonë”.

GANI SEJDIU NDAHET ME DRENICËN | FUTBOLLI.INFO
Gani Sejdiu

Me Sejdiun është pajtuar edhe analisti, Faruk Statovci.

“Ka punuar në skuadra të njohura si Toulouse dhe Paris, prandaj mendoj se përvoja e tij është e mirë. Njerëzit adekuat i kanë shikuar të gjitha përparësitë dhe kanë vendosur. Unë shpresojë që ai të bëjë një paraqitje të mirë, pasi lojtarët tanë kanë filluar të luajnë në ekipe të mira dhe kjo është pozitive për kombëtares tonë”.

Derisa, në anën tjetër, Sejdiu shtoi se mangësitë e trajnerit francez, përkundër se mund t’i ketë, ende nuk dihen.

“Anët e forta të selektorit mendoj se janë eksperienca e tij e krijuar në nivele të larta sidomos si lojtar, por edhe si trajner edhe pse në këtë drejtim nuk mund te themi se ka ndonjë karrierë te spikatur, por për ne është e mjaftueshme, si dhe autoriteti i tij, i cili do t’i ndihmojë ekipit për te krijuar dhe forcuar idenë se përfaqësimi i kombëtares është i shenjt dhe me shumë përgjegjësi. Ndërsa anët e dobëta nuk mund t’i njohim për momentin, deri sa të shohim ecurinë e kombëtares nën menaxhimin e tij”, përfundoi ai.

Derisa, Statovci ka thënë se një nga mangësitë e trajnerit të ri është fakti që nuk ka qenë aktiv në vitet e fundit.

Statovci: Kam dëshirë me fitu Drita në derbi, jam tifoz i Dritës dhe nuk e  fshehi asnjëherë
Faruk Statovci

“Anë pozitive e trajnerit është përvoja, pasi edhe pse nuk ka punuar me kombëtare të kategorisë së lart, përvoja do t’i ndihmoj te Kosova. Ana negative është që në vitet e fundit nuk punuar, por nuk do të jetë një pengesë e madhe”.

Të mërkurën Giresse u prezantua nga Federata e Futbollit të Kosovës si trajneri i ri i “Dardanëve”.

Ai do ta drejtojë Kosovën në eliminatoret për Evropianin e vitit 2024, kurse me FFK-n kontratë ka nënshkruar deri në nëntor të vitit 2023.

Trajneri i ri i Kosovës: Duhet të kemi ambicie si çdo vend i botës -  Periskopi
Alain Giresse – përzgjedhësi i ri i Dardanëve

Trajneri i ri i kombëtares do të këtë sfidën e parë në muajin mars, kur “Dardanët” do të zhvillojnë dy ndeshje miqësore kundër Zvicrës dhe Burkina Fasos.

Derisa, testi i vërtet vjen në muajin qershor, kur fillojnë ndeshjet e Ligës së Kombeve./Shqip.com