Lajme

Prigozhin tregon se si Ukraina planifikon ta rikthejë Krimenë

Prigozhin tregon se si Ukraina planifikon ta rikthejë Krimenë
Prigozhin tregon se si Ukraina planifikon ta rikthejë Krimenë

Njeriu i parë i grupit mercenarë rus, “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, tregon në detaje se si Ukraina planifikon ta rikthejë Krimenë.

Ai është aq i sigurt për këtë saqë para kamerave ka shfaqur hartën e gadishullit të aneksuar në vitin 2014, duke shpjeguar se si do të sulmonte ushtria ukrainase.

Prigozhin mund të ketë të drejtë, duke marrë parasysh sulmet e shpeshta të ushtrisë ukrainase në Krime, apo ndoshta është vetëm një shfaqje. Nëse është kjo e fundit, çfarë po synon Prigozhin?

Siç tha kreu i grupit më famëkeq mercenar rus, ukrainasit dëshirojnë “t’i japin tri goditje forcave ruse dhe ta çlirojnë territorin deri në kufijtë e vitit 1991”. Gjithashtu, Prigozhin pretendon se Ukraina ka përqendruar 200 mijë ushtarë në Donbas, nga të cilët 80 mijë janë afër Bakhmutit.

/Shqip.com