Lajme Botë

Prigozhin pranon të tërheqë trupat e Wagner nga Rusia

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko ka biseduar me kreun e grupit mercenar Wagner, Yevgeny Prigozhin, ku ky i fundit ra dakord të ndalojë trupat e tij dhe të “de-përshkallëzojë situatën”.

“Prigozhin pranoi propozimin e Lukashenkos për të ndaluar lëvizjen e Wagner në territorin rus dhe për hapat e mëtejshëm për të de-përshkallëzuar tensionin,” tha Rossiya 24, raporton BBC.

Ai tha gjithashtu se ishte “e mundur për të gjetur një variant të pranueshëm të de-përshkallëzimit të situatës me garanci sigurie për luftëtarët e Wagner PMC”.

/Shqip.com