Kulturë Kino

PriFest shpalos kategorinë e filmave të Ballkanit

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë “PriFest”, ka shpalosur pothuajse të gjitha kategoritë garuese të filmave.

Së fundmi, “PriFest”, ka shpalosur edhe kategorinë e filmave ballkanik të metrazhit të gjatë, si kategori kryesore e festivalit.

Këta janë pesë filma që do të garojnë për çmime dhe janë të gjitha premierë në Kosovë.

Sipas programit të PriFest, kësaj kategorie filmi “Vera Andrron Detin” nga Kaltrina Krasniqi, bashkëprodhim i Kosovës, Maqedonisë se Veriut, dhe Shqipërisë.

“Virgjëresha Shqiptare” nga Bujar Alimani – Gjermani, Shqipëri, Belgjikë, Kosovë.

“Working Class Heroes” nga Miloš Pušić – Serbi.

“Deset u Pola” nga Danis Tanović – Bosnja dhe Hercegovina.

“Sisterhood” nga Dina Duma – Maqedoni e Veriut, Kosovë, Mali i Zi.

Edicioni i 14-të i PriFest mbahet nga 20-25 shtator dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha.

“Për atë’, është edhe slogani i ri i PriFest që i dedikohet Berishës.

Ndërkaq, çmimi kryesor i cili do të ndahet prej këtij viti do ta mbaj emrin “Vjosa Berisha”.