Kulturë

“PriFest” shpalos kategorinë e filmave dedikuar komunitetit LGBTQ

“PriFest” po vazhdon ta shpalosë programin e saj për edicionin e sivjetmë.

Së fundmi festivali ka publikuar edhe programin e filmave në kategorinë ‘Let It Be’.

Kategoria jo-garuse ”Let It Be”, është dedikim i filmave me tematikë për komunitetin LGBTQ.

Sipas programit të “PriFest” në këtë listë janë të përfshirë filmat si “Imperial” nga Stéphane Goël, Zvicër, “Budapest, Closed City” nga Máté Konkol, Hungari.

“Hear My Voice” nga Daniele Guerra, Britani e Madhe.

PriFest është i vetmi festival në rajon që ka këtë kategori, që filloi si bashkëpunim me festivalin më të madh botëror për LGBTIQ filma – OutFest, LA në vitin 2013.

Edicioni i 14-të i “PriFest”-it mbahet nga 20 deri më 25 shtator 2022 dhe i dedikohet drejtoreshës së ndjerë Vjosa Berisha.