Kulturë Kino

“PriFest” shkon në Tiranë e “Tulla” vjen në Prishtinë

"PriFest"

Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kosovë, PriFest, do t’i bashkohet edhe kinematografisë në Tiranë.

Në fund të muajit tetor, PriFest, në kuadër të projektit të përbashkët me festivalin e filmit në Tiranë “Tulla” do të shfaq një pjesë të festës filmike të edicionit të 14-të që u mbajt kohë mē parë në Prishtinë, duke shfaqur filmat fitues në Tiranë.

“Me datat 28-29-30 në Tulla Culture shfaqet programi i larmishëm filmik, pasuar me festë muzikore dhe një panel diskutim mbi gjendjen e industrisë filmike shqipfolëse”, thuhet në njoftimin e PriFest.

Gjithashtu PriFest, ka publikuar edhe programin e ditëve të shfaqjes.

Më 28 tetor do të shfaqet filmi ukrainas “Klondike” nga Maryna Er Gorbach.

Ndërkaq, më 29 tetor shfaqet filmi “North Pole”, nga Marija Apcevska, Maqedoni e Veriut/Serbi.

Kurse më 30 tetor do të ketë debat mbi tematikën: Kinematografia në gjuhën shqipe: sfidat dhe mundësitë.

PriFest 14 i është dedikuar kujtimit për Vjosa Berishën, drejtoreshën dhe bashkëthemeluesen e festivalit.

/Shqip.com