Kulturë Kino

“PriFest” shfaq premierën kosovare të filmit “Virgjëresha shqiptare”

“PriFest” po vazhdon ditët artistike të edicionit të 14-të.

Në natën e katërt të tij do të shfaqet premiera kosovare e filmit “Virgjëresha shqiptare” në Kino Armata prej orës 21:00.

Filmi po ashtu do të shfaqet edhe në Kino ABC, prej orës 21:30.

“Virgjëresha shqiptare” është bashkëprodhim mes Shqipërisë, Kosovës, Gjermanisë dhe Belgjikës.

“PriFest” ka filluar më datën 20 shtator dhe do të zgjasë deri më 25 shtator, ky edicion iu dedikua producentës së ndjerë Vjosa Berishës.