Lajme

Price: Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromis për të arritur një zgjidhje të negociuar

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë të bëjnë kompromis për të arritur një zgjidhje të negociuar.

Kështu është bërë e ditur nga ana e Ned Price- zëdhënës në Departamentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Shtetet e Bashkuara u bëjnë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të shmangin përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog. Të dyja palët duhet të bëjnë kompromis për të arritur një zgjidhje të negociuar” ka shkruar Price në Tëitter.

Gjatë mesnatës së mbrëmshme, SHBA-ja ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyhet për dy ditë afati për fillimin e dhënies së gjobave për automjete me targa ilegale.

Kjo kërkesë u pranua nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Kosova dhe Serbia gjatë takimit të së hënës nuk arritën të nënshkruajnë asnjë marrëveshje.

/Shqip.com