Sport Ndërkombëtar

Prezantuesja seksi italiane e sportit “kapet” duke e çuar në banesën e saj futbollistin e njohur

Prezantuesja më tërheqëse e futbollit italian, Diletta Leotta, tashmë e ka një të dashur të ri, shkruajnë mediet italiane, përcjell Shqip.com.

Zemrën e sak e ka fituar ish-portieri i Liverpoolit, i cili tani mbron për Newcastle, Loris Karius.

Karius dikur ishte një yll i madh kur mbronte për Liverpooli e në ditët e tij më të mira, pas finales së 2018-ës ku me dy gabime të tij Liverpooli e humbi finalen e madhe nga Real Madrid, karriera e tij filloi rënien.

Liverpooli e dërgoi si huazim te Beshiktashi, më pas në Union Berlin, për t’i shkëputur në fund kontratën dhe së fundi ai nënshkroi si lojtar i lirë për Newcastle, ku ai ka rolin e portierit rezervë.

Por, sado që nuk ia doli mirë në fushë, jashtë fushës ishte jashtëzakonisht i suksesshëm me vajzat. Nëpër duar i kaluan shumë modele, të cilat ai nuk ia lëshoi ​​aq lehtë sa topat në finalen e “Champions League”, e shumë u regjistruan edhe nga paparacët. Mes tyre është edhe e dashura aktuale e tenistit Alexander Zverev, Sofia Tomala.

Megjithatë, tani Karius ka goditur “në pikë”, pasi ka fituar një nga femrat më të dëshirueshme në botën e futbollit, prezantuesen më tërheqëse sportive televizive Diletta Leotta.

Paparacët në Itali i kanë “kapur” në disa raste dhe hera e fundit ka qenë gjatë një shëtitjeje në Milano, kur kanë nxjerrë qenin në shëtitje derisa po shkonin në banesën e bukuroshes.

Edhe për bukuroshen italiane flitet se kishte lidhje me shumë futbollistë të njohur.

Ajo kishte lidhje edhe me boksierin Daniele Scardin, si dhe me aktorin turk Can Yaman dhe u përfol se kishte një lidhje seksuale me Zlatan Ibrahimovic, si dhe me djalin e pronarit të Romës, Ryan Friedkin.

/Shqip.com