Lajme

Prezantohet raporti i përformancës së komunave

Është prezantuar raporti i përformancës komunale.

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,  gjatë prezantimit të raportit të performancës komunale, ka thënë se ky raport krahasuar me vitet paraprake është dukshëm më i mirë.

Në këtë përformancë pjesëmarrëse kanë qenë 38 komuna përpos Mitrovicës së Veriut.

“Matja është një proces me rëndësi të veçantë. Raporti mblidhet në 19 fusha në kompetenca komunale dhe shprehet përmes programit qeverisës. Jemi përkushtuar ta fuqizojmë përformancën nga komunat dhe kësisoj komunat do ta përfitojnë grantin për performancë”, tha ministri Krasniqi.

Ndërsa udhëheqësi i Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale, Diellor Gashi, tha se në këto raporte vërehet se është rritur transparenca komunale dhe është shtuar numri i vizitave të qytetarëve nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.

“Vlen të përmendet se është rritur transparenca komunale, te qasja në dokumentet zyrtare, të ndryshme financiare e kështu më radhë’’ ka thënë Gashi

Gashi po ashtu është shprehur se 6 milionë vizita të qytetarëve janë kryer nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare./Shqip.com