Teknologji Auto

Prezantohet Mini i fundit me marsh manual

Kompania angleze Mini John Cooper Works ka zbuluar veturën e fundit sportive Mini 1to6, që do të lëviz me marsh manual.

Edicioni special në vlerë prej 39,600 funte do të prodhohen vetëm 999 shembuj, të gjithë në format me tri dyer.

Siç është raportuar më parë, linja e ardhshme e Mini, e cila do të prezantoj makinën e re më 2025, do të jetë vetëm në versionin elektrik, kurse nga viti 2030, do të përdorë makinën e njohur ZF me tetë shpejtësi.

Marka tha se ishte “99% e sigurt” se nuk do të ofronte opsione manuale për produktet e ardhshme dhe asnjë nga modelet e ardhshme ICE të markës.

Është i përfunduar me bojë metalike të zezë, ka rrota të zeza me shkëlqim dhe madhësi prej 18 inç.

/Shqip.com