Teknologji Auto

Prezantohet Golf R 333 Limited Edition (Foto)

Volkswagen ka prezantuar imazhet e para se si do të duket vetura e limituar e modelit të quajtur Golf R 333 Limited Edition me ngjyrë me nuancë të artë të ndezur përpara zbulimit zyrtar të makinës më 31 maj.

Duke marrë parasysh që Golf ka të ngjarë t’i lërë vendin një pasardhësi elektrik në një të ardhme jo shumë të largët, Golf R 333 Limited Edition, do të jetë padyshim një nga edicionet e fundit speciale ICE Golf që prodhon VW.

Vetura pason prezantimin e modelit me edicion të limituar, të prezantuar para një viti, i cili u bë Golf-i më i fuqishëm i prodhuar ndonjëherë.

Bazuar në shifrën ‘333’, versioni i ri 333 Limited, do të prodhojë 333 kuaj fuqi.

Imazhet e reja tregojnë një shirit të zi në dyert e poshtme me shifrën ‘333’.

Golf i ri special do të jetë i disponueshëm me një ndërrues me gjashtë shpejtësi.

/Shqip.com