Teknologji

Prezantohen syzet inteligjente me Wi-Fi

Oppo Air Glass 2 / Foto: Yanko Design
Oppo Air Glass 2 / Foto: Yanko Design

Oppo ka prezantuar modelin e syzeve inteligjente të quajtur Air Glass 2 Assisted Reality, që në përmbajtje do të ketë edhe ruterin Wi-Fi 6 EasyMesh.

Oppo Air Glass 2, janë syze që furnizojnë përdoruesin me informacione, por pa e penguar pamjen reale.

Këto syze përmbajnë lente përcjellëse me valët SRG të zhvilluar vetë nga Oppo me mbështetje për korrigjimin e shikimit.

Air Glass 2 ka ekrane microLED të vendosura në anët e kornizave, të cilat do të jenë të personalizuara, për t’iu përshtatur nevojave të përdoruesit.

Oppo Air Glass 2 peshon vetëm 38 gram që i bënë të duken sikur syze normale, derisa ato shërbejnë si shoqërues për telefonin inteligjent, pasi ato mund të përdoren për të bërë telefonata, për të shfaqur rrugët e navigimit dhe për të lexuar njoftimet, pa kërkuar ndonjë lidhje me kabllo gjatë përdorimit.

Oppo shtoi gjithashtu aftësinë e përkthimit, duke e kthyer zërin në tekst, i nevojshëm për personat që kanë probleme me dëgjimin.

Syzet janë të fuqizuara me Snapdragon 4100 të Qualcomm, e cila përdoret në shumicën e orëve inteligjente të nivelit të lartë.

Bateria e syzeve do jetë 200 mAh, ndërsa mendohet se mund të mbajë deri në 3 orë, kurse mund të rikarikohet nëpërmjet pjesëve magnetike të vendosura në pjesën e pasme të kornizave.

/Shqip.com