Rozë

Pretendohej se ishte Alban Ramosaj në audio – incizim, zbulohet personi

Alban Ramosaj

Këngëtarja, Ronela Hajati nuk ka arritur që ta dërgojë Shqipërinë në finale.

Ajo nuk ka marrë votat e mjaftueshme që të kalojë edhe këtë fazë.

Por, konkurrenca në Festivalin e Këngës mes Ronela Hajatit dhe Alban Ramosaj ishte e madhe, derisa në fund triumfoi këngëtarja.

Madje sot gjatë ditës mediat kanë raportuar se Albani ka bërë një reagim në lidhje me humbjen e Ronelës.

Blogeri, Olti Curri ka publikuar një video – incizim ku dëgjohej Alban Ramosaj të fliste rreth përfaqësimit të Ronelës në “Eurovision”, si dhe me rezultatin që Shqipëria do të arrinte nëse ai do ta përfaqësonte atë.

E gjitha ishte një lojë e realizuar nga Olti Curri në bashkëpunim me aktorin e SNOB, Elios Shuli.

Olti ka publikuar bisedën me Eliosin ku e falenderon për spektaklin e dhuruar në rrjet./SHQIP.com