Lajme

Presidentja Osmani: UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) është shprehur e sigurt se drejtësia do të triumfojë, duke folur rreth gjykimit nga Dhomat e Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Osmani tha se fundi i këtij procesi do ta konfirmojë se UÇK-ja ka bërë luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur.

Jam e sigurt se drejtësia do të triumfojë. Dhe se fundi i këtij procesi do ta konfirmojë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë luftë çlirimtare në mbrojtje të njerëzve të pambrojtur. Ata mbrojtën vendin dhe popullin e tyre kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit”, ka deklaruar Osmani në një intervistë për Die Presse.

/Shqip.com