Lajme

Presidentja Osmani takohet me kryeministren e Islandës

Në kuadër të Samitit në Pragë, presidentja Osmani është takuar edhe me kryeministren e Islandës, Katrin Jakobsdottir.

Në njoftimin e presidentes në Facebook, shkruan se në takim u diskutua për marrëdhëniet bilaterale mes dy shteteve.

“Në takim me kryeministren e Islandës, Katrín Jakobsdóttir, diskutuam marrëdhëniet tona bilaterale, zhvillimet e fundit, si dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë bazuar në vlerat tona të përbashkëta”, shkruan presidentja Osmani.

Sipas presidentes, gjatë kohës kur Islanda do ta ketë kryesimin në Këshillin e Evropoës, do të punohet ngushtë drejtë anëtarësimit të Kosovës në KE, ku do të përfitojnë qytetarët e Kosovës pa dallim.

Kujtojmë se Samiti i Pragës ka filluar punimet gjatë ditës së djeshme. Kosova po përfaqësohet nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Gjatë ditës së djeshme u zhvilluan shumë takime me liderë të ndryshëm të Evropës, e mbi të gjitha presidentja Osmani ka zhvilluar një takim trilateral me kancelarin Scholz dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron./Shqip.com

/Shqip.com